Home / LAJME / “Kompromise” të dhimbshme mund t’i kërkohen Kosovës
“Kompromise” të dhimbshme mund t’i kërkohen Kosovës

“Kompromise” të dhimbshme mund t’i kërkohen Kosovës

Propozime të shumta janë duke qarkulluar në Serbi në kuadër të të ashtuquajturit “dialog i brendshëm për zgjidhjen e çështjes Kosovës”.

Modalitetet, të cilat do ta transformonin prezencën e Beogradit në Kosovë janë nga më të ndryshmet, shkruan sot “Koha Ditore”. Por gjithë diskursi serb sillet rreth Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ku Beogradi zyrtar është hisedar në krijimin e tij, si nënshkrues i marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Brukseli.

“Kompromise” të dhimbshme mund t’i kërkohen Kosovës

Deri më tani pala kosovare ka qenë vetëm vrojtuese përballë propozimeve nga Serbia. Njohës të rrethanave thonë se veprimet e deritanishme të kësaj qeverie dëshmojnë se kompromisi i ardhshëm mund të jetë shumë më i dhimbshëm sesa lëshimet e deritashme.

Në kuadër të shumë opsioneve të hedhura së fundi, mediat në Serbi kanë përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatin kryesor të Kosovës. Gazeta beogradase “Novosti” ka shkruar të dielën se ShBA-ja ka përgatitur një “paketë speciale”, e cila javëve të ardhshme do t’i prezantohet fillimisht presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sipas kësaj gazete, “Teksti i Kosovës” i Administratës Trump, përmban disa pika kyç që bosht kryesor e kanë Asociacionin. Thuhet se për këtë propozim do të flitet në kuadër të vizitës së ndihmëssekretarit të Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, Wes Mitchell, në Serbi dhe Kosovë.

Duke u bazuar në burime diplomatike, gazeta serbe thotë se, “Plani” parasheh që Asociacioni i Komunave Serbe të marrë kompetenca të gjera ekzekutive dhe kompetenca të zgjeruara në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe kulturës…

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Nga KosovaToday.com March 12, 2018 8:18 am ne link https://kosovatoday.com/?p=155930
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email info@ kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . “Kompromise” të dhimbshme mund t’i kërkohen Kosovës “Kompromise” të dhimbshme mund t’i kërkohen KosovësRating: 4.8