Home / LAJME / Kosovës i shuhen shpresat për formimin e ushtrisë
Kosovës i shuhen shpresat për formimin e ushtrisë

Kosovës i shuhen shpresat për formimin e ushtrisë

Transformimi i FSK-së në ushtri, është temë e cila ka vite që është duke u përmendur. Mirëpo një vendim për këtë drejtim nuk është marrë ende.

Në çdo qeverisje ka pas premtime se Forcat e Sigurisë së Kosovës do të transformohen në Forca të Armatosura të Kosovës. Madje edhe kryeministri i ri, kishte thënë se më së largu në mars do të kemi ushtrinë.

Por, Ramush Haradinaj i ka ndryshuar fjalët. Kur na ndajnë pak ditë nga muaji mars kur premtoi formimin e ushtrisë, kryeministri nuk jep afat se kur Kosova do të bëhet me ushtri.

Këto ditë kryeministri Ramush Haradinaj po qëndron në SHBA. Gjatë takimit me udhëheqësit e Gardës Kombëtare të Ajovës ai foli për bashkëpunim të dy vendeve dhe Kosovën e quajti me fat që ka partnerë të tillë.

Por Kryeministri Ramush Haradinaj refuzoi të japë një afat se kur do të ndodh transformimi i FSK’së të cilin po e presin tash e disa vjet qytetarët e Kosovës.

“Tani nuk po foli në detaje. Por sa më shpejt që ta kemi të kryer atë pjesë do të mundemi me ju kthy punës që me e aftësu Forcën tonë. Kuptohet se është fat i madh që kemi partnerë si Gardën kombëtare te Ajovës edhe ushtrinë e Amerikës”, tha Haradinaj.

Shpresat që formimi i ushtrisë do të bëhet më së largu në mars, i ka shuar edhe ministri FSK-së.

Transformimi i Forcës se Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura pritet të ndodhë gjatë këtij viti ose në vitin e ardhshëm, ka deklaruar ministri i FSK’së, Rrustem Berisha.

Ministri këto komente i bëri kur u pyet gjatë vizitës që i bëri dje kryetarit të Komunës së Deçanit.

“Ne jemi në rrugë të mirë që kjo të ndodhë përmes ndryshimeve kushtetuese dhe mendoj se viti 2018/2019 do jetë vit i transformimit”, tha ministri Berisha për kallxo.com

Ministri i Forcës se Sigurisë tha se rruga më e mirë e transformimit në Forca të Armatosura është përmes ndryshimeve kushtetuese.

“Ne jemi duke punuar në transformimin përmes ndryshimeve kushtetuese, për shkak se edhe integrimi në NATO është shumë më i lehtë për ne”, ka thënë ai.

“Mendoj që në këtë drejtim jemi në rrugë të mirë. E kemi në plan të Strategjisë se integrimit edhe komunitetin jo shumicë, jemi duke bërë përpjekje që të jetë pjesë e transformimit të FSK-së dhe në kuadër të saj e kemi plan të veprimit ku pothuajse shumica e aktiviteteve që janë të parapara me këtë plan janë në përfundim e sipër”, tha Berisha.

Kosovës i shuhen shpresat për formimin e ushtrisë

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Nga KosovaToday.com February 13, 2018 8:22 am ne link https://kosovatoday.com/?p=149283
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email info@ kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Kosovës i shuhen shpresat për formimin e ushtrisë Kosovës i shuhen shpresat për formimin e ushtrisëRating: 4.8