Home / KOSOVA / Kurti: Do të jem deputet i popullit që do ndryshime demokratike
Kurti: Do të jem deputet i popullit që do ndryshime demokratike

Kurti: Do të jem deputet i popullit që do ndryshime demokratike

Kurti: Do të jem deputet i popullit që do ndryshime demokratikeI nominuari për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se në detyrën e deputetit do të jetë në shërbim të popullit.

“U posa e bëra regjistrimin si deputet në Kuvendin e Republikës dhe unë do të jem deputet i popullit që do ndryshime demokratike, ndryshime për drejtësi e zhvillim, për mirëqenie e punësim, për liri e demokraci”.

“Do të jem në krye të detyrës sipas zotimeve tona e nevojave të shoqërisë”, ka thënë Kurti pas regjistrimit si deputet në Kuvendin e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Ai ka treguar poashtu se në seancën e 3 gushtit do të marrë pjesë Vetëvendosja me të gjithë 32 deputetët e zgjedhur të kësaj partie nga zgjedhjet e 11 qershorit.

“Padyshim që gjithë grupi i Vetëvendosjes, përfshirë edhe mua pra 32 deputetë do të jemi të enjten para orës 10:00 në Kuvendin e Republikës”.

Kurti edhe njëherë ka rikonfirmuar se Vetëvendosja nuk e voton Kadri Veselin për kryetar të Parlamentit.

“Të enjten Kuvendi duhet ta zgjedhë një figurë politike që duhet të jetë sa më gjithë përfshirëse e kurrsesi kontroverse dhe ky deputet që bëhet kryetar Kuvendi duhet të jetë shumë më i mirë se ai i Legjislaturës së kaluar”.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Kurti: Do të jem deputet i popullit që do ndryshime demokratike Kurti: Do të jem deputet i popullit që do ndryshime demokratikeRating: 4.8