Home / LAJME / Ky është shansi i fundit për votimin e Demarkacionit
Ky është shansi i fundit për votimin e Demarkacionit

Ky është shansi i fundit për votimin e Demarkacionit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, është shprehur i bindur se Demarkacioni do të marrë epilog kah mesi i kësaj jave. Edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, është shprehur optimist se shumë shpejt do të arrihet një marrëveshje dhe Demarkacioni do të kalojë. E nëse votimi dështon edhe gjatë kësaj jave, atëherë Kosova përfundimisht do t’i humbasë afatet për liberalizimin e vizave.

Pas tri dështimeve të njëpasnjëshme për ta kaluar Marrëveshjen e Demarkacionit, kjo javë përbën mundësinë e fundit për ta përmbyllur këtë çështje, në mënyrë që të mos humbet afati për liberalizimin e vizave, shkruan “Zëri”

Ky është shansi i fundit për votimin e Demarkacionit

Këtë alarm e kanë ngritur përfaqësues të të dy taborëve, si nga pozita, ashtu edhe nga opozita.

Megjithatë, koalicioni qeverisës ende nuk ka njoftuar mbi ndonjë konsensus të arritur me partitë e tjera, të cilat janë në kundërshtim të Demarkacionit.

Megjithëkëtë, nga koalicioni kanë paralajmëruar se shumë shpejt do të arrihet një marrëveshje, e cila do t’i japë epilog Demarkacionit.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë për “Zërin” se Marrëveshja e Vjenës do të votohet kah mesi i javës, diku kah e mërkura apo e enjtja.

Edhe përfaqësuesit e PDK-së janë shprehur optimistë se “nyja” e Demarkacionit do të zgjidhet brenda kësaj jave…

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Nga KosovaToday.com March 12, 2018 8:19 am ne link https://kosovatoday.com/?p=155936
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email info@ kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Ky është shansi i fundit për votimin e Demarkacionit Ky është shansi i fundit për votimin e DemarkacionitRating: 4.8