Home / KOSOVA / LAA mban sot tryezë për nxjerrjen e vendit nga kriza politike

LAA mban sot tryezë për nxjerrjen e vendit nga kriza politike

LAA mban sot tryezë për nxjerrjen e vendit nga kriza politikeKoalicioni LAA ka thirrur për sot një tryezë, përmes të cilës pretendon që të gjinden alternativa, sipas tyre për ta nxjerrur vendin nga kriza politike, pas zgjedhjeve të 11 qeroshorit.

Për këtë tryezë, LAA në ftesën e saj të nënshkruar nga shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, bëhet e ditur se pjesëmarrës do të jenë edhe deputetët e Vetëvendosjes, dhe të minoriteteve, por duket se kanë përjashtuar ata të PAN’it.

Në ftesën që u është dërguar mediave për ta përcjellur tryezën, thuhet se të pranishëm do të ketë edhe përfaqësues nga shoqëria civile dhe ekspert të fushave të ndryshme, të cilët mund të japin kontributin e tyre për të gjetur modalitete për ta zhbllokuar situatën.
“Në tryezë janë të ftuar deputetët e koalicionit LAA, të Vetëvendosjes, minoriteteve, si dhe ekspertë të së drejtës kushtetuese nga shoqëria civile dhe nga fusha akademike”, thuhet në njoftimin e nënshkruar nga Avdullah Hoti.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . LAA mban sot tryezë për nxjerrjen e vendit nga kriza politike LAA mban sot tryezë për nxjerrjen e vendit nga kriza politikeRating: 4.8