Home / LAJME / Lajmi i fundit: Këtë ditë votohet Demarkacioni
Auto Draft

Lajmi i fundit: Këtë ditë votohet Demarkacioni

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica thotë se këtë javë do të ratifikohet Marrëveshja përcakton kufirin me Malin e Zi.

“Të enjten ose të premten do të votohet demarkacioni,” është shprehur Reçica.

Auto Draft

Marrëveshja e dy presidentëve sipas tij, e ka hapur një mundësi shtesë që të votohet marrëveshja.

“Për çdo pronë toke që sigurohet argument, do t’i mbetet Kosovës,” zotohet Reçica.
Duke folur për Lëvizjen Vetëvendosje, ai thotë se problemet e brendshme nuk do të mbërrijnë të kundërshtojnë përmes veprimeve të tilla çfarë kanë përdorur më herët.
“Çështja e përcaktimit të kufirit është përgjegjësi e shqiptarëve dhe do të duhej që shqiptarët të jenë unik”, tha Reçica.

Reçica thotë se nuk do të duhej të lidhej me parti politike, kur është pyetur për Listën Serbe.

“E kanë të njëjtin obligim dhe përgjegjësi dhe do të duhej që ta votojnë këtë marrëveshje.”

Sipas tij, për shumë çështje që janë me rëndësi jetike ata domosdo konsultohen me Beogradin.

“Në aspektin e demarkacionit janë autonom për të marrë vendimin për të votuar demarkacionin.”

Sa i përket jetëgjatësisë së pushtetit, Reçica thotë se kjo qeveri për këtë kohë të funksionimit ka marrë vendime për shumë çështje që janë zvarritur më herët.
“Qytetarët janë shumë të pakënaqur dhe kanë të drejtë plotësisht,” derisa flet për çështjen e vizave.

Ai nuk beson se gjatë vitit 2018 do të ketë zgjedhje të reja.

Auto Draft

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Nga KosovaToday.com March 14, 2018 9:47 am ne link https://kosovatoday.com/?p=156726
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email info@ kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Lajmi i fundit: Këtë ditë votohet Demarkacioni Lajmi i fundit: Këtë ditë votohet DemarkacioniRating: 4.8