Home / KOSOVA / Lekaj: VV e LDK po synojnë bllokimin e formimit të Qeverisë

Lekaj: VV e LDK po synojnë bllokimin e formimit të Qeverisë

Lekaj: VV e LDK po synojnë bllokimin e formimit të QeverisëDeputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se VV dhe LDK janë duke e bllokuar konstituimin e Kuvendit dhe synojnë bllokimin e krijimit të qeverisë së re. Ai thotë se PAN nuk po e bllokon krijimin e institucioneve. Sipas tij janë këto dy palë që e bllokojnë krijimin e qeverisë përmes veprimeve të tyre dhe se dëshirojnë “blerjen” e kohës për zgjedhjet lokale.

“Nga kjo bllokadë, njëra palë pretendon se duke mos qenë Kryeministër, Ramush Haradinaj, ata nuk demaskohen që të dalin në shesh se kush janë në të vërtetë, ndërsa të dytët përfitojnë vazhdimin e të qenurit në qeveri”- shkrehet Lekaj në FB, transmeton Express.

Ky është statusi i plotë i Lekajt:

Shtetet demokratike janë thuajse qdo herë në zgjedhje, e në rotacione politike, njëjtë edhe Kosova. Duke qenë kështu, tani pas zgjedhjeve nacionale të cilët janë mbajtur më 11 qershor, Presidenti i vendit në konsultim me subjektet politike ka caktuar datën e zgjedhjeve lokale, më 22 tetor të këtij vitit.

Sot dy subjektet politike, duke dashur të përfitojnë sa më shumë kohë, e rrjedhimisht në opinon (sidmos në atë elektoral), janë duke bllokuar pa të drejtë konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e synimi i vërtetë i tyre është bllokimi i krijimit të qeverisë së re.

Nga kjo bllokadë, njëra palë pretendon se duke mos qenë Kryeministër, Ramush Haradinaj, ata nuk demaskohen që të dalin në shesh se kush janë në të vërtetë, ndërsa të dytët përfitojnë vazhdimin e të qenurit në qeveri.

Deklaratat e tyre se koalicioni PAN bllokon krijimin e institucioneve nuk janë të vërteta. Janë vetë dy palë që e bllokojnë krijimin e qeverisë përmes veprimeve të tyre, këto veprime janë në dëm të vendit dhe përmes këtyre veprimeve ata dëshirojnë “blerjen” e kohës për zgjedhjet lokale.

Sepse të dy këto palë, të z.Haradinaj shohin atë që “duan” të bëhen, ndërsa të vetvetja shohin atë që kanë qenë, janë e do të jenë çdo herë në të vërtetë, prandaj kjo i frikëson për të ardhmen e vet politike. Disa nga këta njerëz, asnjëherë nuk kanë dashtur të dijnë çka është mirë për Kosovën. Gjithnjë kanë gjetur një alibi për të mos e mbështetur atë, në ecjen përpara

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Lekaj: VV e LDK po synojnë bllokimin e formimit të Qeverisë Lekaj: VV e LDK po synojnë bllokimin e formimit të QeverisëRating: 4.8