Home / LAJME / Maqedonia në fazën e portokalltë, këto janë këshillat për motin e nxehtë

Maqedonia në fazën e portokalltë, këto janë këshillat për motin e nxehtë

Maqedonia në fazën e portokalltë, këto janë këshillat për motin e nxehtëMaqedonia prej sot futet në fazën e portokalltë ku temperaturat do të arrijnë deri në 42 gradë celsius. Këto temperatura ndezin edhe buritë e alarmit për qytetarët që të kujdesen që mos ekspozohen shumë në diell.

Telegrafi Maqedoni ju sjell disa këshilla se si të mbijetoni të nxehtin afrikan që do të jetë prezent në vend deri në fund të javës.

-Mbrojtja nga ekspozimi I drejtëpërdrejtë në diell, shmangie nga ambientet e hapura nga ora 11 deri në ora 17
-Të shmangen aktivitetet sportive në ambiente të hapura prej orës 11 deri 17
-Mbathni rroba të lehta
-Konsumoni shumë lëngje dhe ushqime të lehta
-Përgatitni ushqime në mënyrë higjienike pasi shumimi i mikroorganizmave me temperatura të larta shton mundësinë e helmimit
-Merreni në rregull terapinë e caktuar nga mjeku, posaçërisht të sëmurët me smundje kronike
-Shtatëzënat dhe të sëmurët me sëmundje kronike të kërkojnë ndryshim të orarit në vendin e punës

Përndryshe, temperaturat e nxehta në Maqedoni deri tani kanë marrë jetën e një gruaje e cila ishte ekspozuar në diell nga vend i klimatizuar.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Maqedonia në fazën e portokalltë, këto janë këshillat për motin e nxehtë Maqedonia në fazën e portokalltë, këto janë këshillat për motin e nxehtëRating: 4.8