Home / LAJME / Mblidhet Kuvendi, diskuton për disa pika të papërfunduara
Auto Draft

Mblidhet Kuvendi, diskuton për disa pika të papërfunduara

Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë seancën plenare, ku do të diskutohen pikat e papërfunduara nga seanca plenare, mbajtur 8, 9 shkurt dhe 1 mars 2018.

Në këtë seancë do të votohen rekomandimet e Interpelancës lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.04/20 të datës 20.12.2017 për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar, Vendimin nr. 05/24 i datës 12 janar 2018, për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe Vendimi nr. 15/24 i datës 12 janar 2018 për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale,

Auto Draft

Po ashtu do të ketë debat parlamentar, sipas kërkesës së nënkryetarit të Kuvendit, Kujtim Shala dhe gjashtë (6) deputetëve nënshkrues lidhur me Raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë së Republikës të Kosovë, do të bëhet shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë për ratifikimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Akreditimit dhe do të votohet raporti për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2016.

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Nga KosovaToday.com March 13, 2018 8:49 am ne link https://kosovatoday.com/?p=156329
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email info@ kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Mblidhet Kuvendi, diskuton për disa pika të papërfunduara Mblidhet Kuvendi, diskuton për disa pika të papërfunduaraRating: 4.8