Home / KOSOVA / Merret vendimi për serbët që sollën granata në Kosovë
Merret vendimi për serbët që sollën granata në Kosovë

Merret vendimi për serbët që sollën granata në Kosovë

Policia kufitare në Jarinje gjatë ditës së djeshme ka ndaluar autobusin që vinte nga Kragujevci me qytetarë serbë të cilët vinin për të votuar në Kosovë. Në autobus është janë gjetur eksplozivë dhe disa granata dore.

E ndërkohë lidhur me këtë rast, policia e Kosovës ka njoftuar se ndaj tre të dyshuarve serb është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

“Në pikën kufitare në Jarinje, gjatë kontrollit të autobusit të udhëtarëve me targa të Serbisë, i cili vinte nga Serbia në Kosovë, në pjesën e bagazhit në një qese plastike janë gjetur dy granata dore dhe detonator iniciues. Me autobus udhëtonin 57 udhëtarë. Me urdhër të prokurori, ndaj tre të dyshuarve meshkuj/Serbë (përgjegjës të automjetit të udhëtarëve) është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, ndërsa automjeti transportues është konfiskuar”, thuhet në raportin policor.

Merret vendimi për serbët që sollën granata në Kosovë
Merret vendimi për serbët që sollën granata në Kosovë
Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Merret vendimi për serbët që sollën granata në Kosovë Merret vendimi për serbët që sollën granata në KosovëRating: 4.8