Home / KOSOVA / Mësohet kandidati i AAK-së për kryetar të Deçanit, nuk është Dauti

Mësohet kandidati i AAK-së për kryetar të Deçanit, nuk është Dauti

Mësohet kandidati i AAK-së për kryetar të Deçanit, nuk është DautiDaut Haradinaj përfundimisht nuk do të jetë kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Komunës së Deçanit, në zgjedhjet që do të mbahen në vjeshtën e sivjetme.

Dega në Deçan e AAK’së sot i ka dhënë mbështetje Bashkim Ramosajt për kandidaturën e tij për kryetar të kësaj komune.

Kështu ka bërë të ditur Daut Haradinaj, i cili është shprehur i bindur në fitoren e AAK’së në këtë komunë.

“Të gjitha strukturat e degës së AAK-së në Deçan sot i dhanë mbështetje të fuqishme kandidaturës së Bashkim Ramosajt për Kryetar të Komunës së Deçanit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Dega e AAK-së në Deçan është si asnjëherë e strukturuar dhe e fuqishme ku fitorja e radhës është e padiskutueshme”, ka thënë ai.

“Ju priftë e mbara Bashkim Ramosaj drejt fitores dhe të gjithë asambleistëve në listë! Deçani pret shumë prej teje mbështetja nuk do të mungon”, ka shkruar Haradinaj.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Mësohet kandidati i AAK-së për kryetar të Deçanit, nuk është Dauti Mësohet kandidati i AAK-së për kryetar të Deçanit, nuk është DautiRating: 4.8