Home / LAJME / Mikullovci mbyll seancën, dështon edhe vazhdimi i gjashtë i konstituimit të Kuvendit

Mikullovci mbyll seancën, dështon edhe vazhdimi i gjashtë i konstituimit të Kuvendit

Auto-Skicë

Kryesuesi i Kuvendit Adem Mikullovci ka përmbyllur vazhdimin e gjashtë të seancës konstituive, pasi koalicioni PAN ka pranuar se nuk i ka votat e mjaftueshme për votim të kryeparlamentar.
Dështimi i hedhjes në votim të Kryetarit të Kuvendit, në seancën e 24 gushtit, erdhi pasi Enver Hoxhaj i PDK’së, në foltore pranoi se PAN ende nuk i ka siguruar votat e mjaftueshme për zgjidhje.

“Ne kandidatin e kemi por nuk e kemi shumicën parlamentare”, ka thënë Hoxhaj.

Më pas seanca ka vazhduar me deklarimin e përfaqësuesve të LAA’së dhe VV’së.

Avdullah Hoti i LAA’së ka ftuar të gjithë në një tryezë për të gjetur zgjidhje, përfshirë edhe PAN’in.

Ndërsa Kurti ka thënë që PAN’i le të kandidojë dikë tjetër, përveç Veselit, dhe edhe VV’ja do t’ia votojë. /GazetaExpress/

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Mikullovci mbyll seancën, dështon edhe vazhdimi i gjashtë i konstituimit të Kuvendit Mikullovci mbyll seancën, dështon edhe vazhdimi i gjashtë i konstituimit të KuvenditRating: 4.8