Home / LAJME / MPJ organizon konferencë për anëtarësim në NATO

MPJ organizon konferencë për anëtarësim në NATO

MPJ organizon konferencë për anëtarësim në NATOKonferencë me temë “Maqedonia drejt anëtarësimit të plotë në NATO” do të mbahet nesër nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Qendrës evropiane për studime të sigurisë “George Marshall” dhe Shoqata alumni e qendrës Marshall në Maqedoni.

Në konferencë do të mbajnë fjalim ministri Nikolla Dimitrov, si dhe ambasadori e SHBA-ve, Jess Baily dhe ai i Gjermanisë, Tomas Norbert Gerberheich, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu pjesëmarrës do të jenë edhe përfaqësues të njohur të Qendrës evropiane për studime të sigurisë “George Marshall”, NATO-s, përfaqësues diplomatik, si dhe përfaqësues tjerë nga institucionet qeveritare.

Pjesëmarrësit do të diskutojnë për tema lidhur me procesin e qasjes së Maqedonisë në NATO, reformat e nevojshme për përmbushjen e kriterit për integrimet evropiane, si dhe hapat e ndërmarrë për përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . MPJ organizon konferencë për anëtarësim në NATO MPJ organizon konferencë për anëtarësim në NATORating: 4.8