Home / KOSOVA / Myftiut Tërnava me mesazh për fundin e Ramazanit
Myftiut Tërnava me mesazh për fundin e Ramazanit

Myftiut Tërnava me mesazh për fundin e Ramazanit

Myftiut Tërnava me mesazh për fundin e Ramazanit

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovë, Naim Tërnava, ka mbajtur konferencë ku e ka dhënë mesazhin për fundin e muajit të shenjtë për pjesëtarët e besimit islam.

Myftiu i Kosovës tha se ka arsye për festë në fund të ramazanit.

“Suksesi i besimtarit në fushën e adhurimit dhe fitorja e tij përballë vetive të liga, janë motivi pse ai sot feston”, tha Tërnava. Poashtu ai bëri analogji në mes të muajit të ramazanit dhe kursit përgatitor.

“Festa është ceremonia e ceritfikimit në një kurs adhurimi e edukimi njëmujor, andaj nuk ka si të kalojë pa festuar”, shtoi Tërnava.

Veç tjerash ai bëri thirrje për unitet dhe ndihmë për të varfërit.

“Me avansimin e teknologjisë dhe mundësive për të qenë sa më afër njëri tjetrit, shoqëria njerëzore është ndarë më shumë se kurrë më parë. Në këtë kohë me kto sfida, festa vjen edhe si alternativë shoqërore që e lufton këtë zbehje të raporteve dhe e lufton varfërinë”, u shpreh ai.

Ndërsa, në fund të mesazhit Tërnava ua uroi festën e Fitër Bajramit pjesëtarëve të komunitetit shqiptar brenda dhe jashtë vendit dhe siç tha ai, “me lutjen që Allahu të na ketë pranuar angazhimin tonë shpirtërore material gjatë Ramazanit si dhe dëshirën që siguria, paqja harmonia dhe dashuria të mbretërojnë kudo në mesin tonë”Myftiut Tërnava me mesazh për fundin e Ramazanit

Loading...
Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Facebook : KOSOVATODAY
Nga KosovaToday.com June 14, 2018 4:02 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=225238
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Loading...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Myftiut Tërnava me mesazh për fundin e Ramazanit Myftiut Tërnava me mesazh për fundin e RamazanitRating: 4.8