Home / LAJME / Ndryshon gjithçka, LDK mund të mos e votojë demarkacionin
Ndryshon gjithçka, LDK mund të mos e votojë demarkacionin

Ndryshon gjithçka, LDK mund të mos e votojë demarkacionin

Një marrëveshje e mundshme e kryeministrit Ramush Haradinaj me Listën Serbe për demarkacionin, mund të lëkundë votën e Lidhjes Demokratike të Kosovës për këtë çështje.

Deputetja e kësaj partie, Valentina Bunjaku-Rexhepi kërkon transparencë rreth marrëveshjes me deputetët serbë.

Sipas saj, Lista Serbe pa kërkuar diçka nuk e voton demarkacionin.

“Në qoftë se bisedimet me Listën Serbe dhe marrëveshjet në mes të kryeministrit me Listën Serbe janë transparente. Jemi kureshtar me ditë se çka është fol dhe me çka e mashtroi Ramush Listën Serbe. Ne si LDK do ta përkrahim por jo ma qenë transparente bisedimet mes Haradinajt dhe Listës Serbe’, tha ajo për Tribuna Channel.

Ajo u shpreh skeptike rreth asaj se a i ka siguruar qeveria votat demarkacionin apo jo.

Ndërkohë zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka mohuar se Lista Serbe ka kërkuar diçka në këmbim të demarkacionit.

“Njerëzit kanë vështirësi, probleme të natyrave të ndryshme. Duan kohë, e kanë të vështirë”, është shprehur Limaj për televizionin publik të Kosovës.

Ndryshon gjithçka, LDK mund të mos e votojë demarkacionin

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Nga KosovaToday.com March 12, 2018 8:27 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=156179
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email info@ kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Ndryshon gjithçka, LDK mund të mos e votojë demarkacionin Ndryshon gjithçka, LDK mund të mos e votojë demarkacioninRating: 4.8