Home / KOSOVA / Nesër takimi Thaçi-Vuçiq, AAK e NISMA kërkesë Thaçit

Nesër takimi Thaçi-Vuçiq, AAK e NISMA kërkesë Thaçit

Nesër takimi Thaçi-Vuçiq, AAK e NISMA kërkesë ThaçitGjatë ditës së nesërme pritet që Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të takohen në Bruksel. Ky takim vije në një periudhë ku vendi ynë nuk ka institucione të reja të dala pas zgjedhjeve.

Por i kontaktuar nga Indeksonline, deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka cilësuar se nuk ka rëndësi mos-formimi i institucioneve sa i përket këtij takimi.

Madje sipas Lekajt vet fakti se funksionet janë të ndara lë të kuptohet se nuk duhet ndaluar së luajturi rolin e vet gjithsecili institucion.

“Institucionet janë të ndara për nga funksioni, Presidenca bënë punën e saj, Kuvendi e poashtu dhe Qeveria. Është e vërtet që këto dy të fundit ende nuk kemi arritur t’i konstituojmë, por kjo nuk nënkupton se është ndalë apo se duhet ndalur çdo gjë, nuk duhet ndalur se luajturi rolin e vet gjithsecili”, ka thënë Lekaj.

Gjithashtu ai ka cilësuar se presin që takimi i nesërm ndërmjet Presidentëve të bëjë një lloj rikapitulimi të asaj që është zbatuar e çka jo në marrëveshjet e kaluara.

“Dhe jo të fillojë një tjetër fazë e dialogut, sepse për të filluar ajo, ne si Kosovë kemi nevojë fillimisht të bëjmë një dialog të brendshëm, deri në ç’masë duhet të shkojë dialogu, cilat tema do të duhej të diskutoheshin dhe të tregojmë se ne konsiderojmë që, po nuk u dhanë garanci se në përmbyllje të kësaj etapë të dialogut do të ketë njohje të shtetit të Kosovës nga Serbia dhe po që se nuk ka normalizim faktit të raporteve, nuk ka edhe kuptim vazhdimi i dialogut”, ka shtuar Lekaj.

Madje sipas deputetit Lekaj është rast i mirë ky i nesërmi për t’i përkujtuar Vuçiqit se tema e të zhdukurve nuk është zgjidhur as gjysma e saj, kjo konform ditës ndërkombëtare të zhdukurve që ishte sot.

“Pra takimi i nesërm duhet të shfrytëzohet që t’ia rikujtojmë Serbisë së në raport me Kosovën praktikisht nuk po bënë asnjë hapë konkret në zgjidhjen e disa temave që janë të ndjeshme dhe që i kemi trashëgim të keq po nga Serbia e Vuqiçit”,ka vazhduar Lekaj.

Por ndryshe është shprehur rreth kësaj çështje, deputeti nga radhët e Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, i cili ka cilësuar se së pari duhet të konstituohet Kuvendi i Kosovës, të formohet Qeveria e re e Kosovës dhe pastaj të hapet një debat në Parlament lidhur me vazhdimin e bisedimeve me Serbinë.

“Nga debati do të duhej të ndërtohej platforma e përbashkët shtetërore se në çfarë formati duhet të zhvillohen bisedimet me Serbinë. Rëndësi ka të ketë një pajtueshmëri nacionale për përmbajtjen e bisedimeve”, ka thënë Sherifi për Indeksonline.

Sipas Sherifit, rëndësi ka të ketë një pajtueshmëri nacionale për përmbajtjen e bisedimeve. “Forma e përfaqësimit do të duhej të ishte reflektim i përmbajtjes. Dhe në asnjë mënyrë anasjelltas. Konsideroj se rëndësi ka çdo do të mbrojnë përfaqësuesit e Kosovës në takime me Serbinë, dhe jo kush do të shkojë në ato takime” , ka përfunduar Sherifi.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Nesër takimi Thaçi-Vuçiq, AAK e NISMA kërkesë Thaçit Nesër takimi Thaçi-Vuçiq, AAK e NISMA kërkesë ThaçitRating: 4.8