Home / LAJME / Nikos Kotzias në fund të gushtit viziton Shkupin?
Nikos Kotzias në fund të gushtit viziton Shkupin?

Nikos Kotzias në fund të gushtit viziton Shkupin?

Nikos Kotzias në fund të gushtit viziton Shkupin?Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias, më 31 gusht do ta vizitojë Shkupin. Siç njoftojnë nga AIM, vizita e Kotzias në Shkup ishte paralajmëruar gjatë kohës kur shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, vizitoi Athinën.

Për momentin nuk ka informacione zyrtare nga Ministria e Punëve të Jashtme për datën kur Kotzias do të udhëtojë për në Shkup, ndërsa disa mediume greke duke u thirrur në burimet e tyre thonë se çështja e emrit do të jetë tema kryesore në takimin mes ministrave të jashtëm të dy vendeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga qarqet diplomatike greke, vizita e Kotzias në Shkup vlerësohet si shumë e rëndësishme, pasi realizohet pas takimit të ministrit grek me ndërmjetësuesin në çështjen e emrit Methew Nimetz.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Nikos Kotzias në fund të gushtit viziton Shkupin? Nikos Kotzias në fund të gushtit viziton Shkupin?Rating: 4.8