Home / LAJME / Njoftim i rëndësishëm nga Gjykata Speciale
Njoftim i rëndësishëm nga Gjykata Speciale

Njoftim i rëndësishëm nga Gjykata Speciale

Janë shpallur sot emrat e parë në Listën e Mbrojtësve të Specializuar dhe Listën e Mbrojtësve të Viktimave të Dhomave të Specializuara.

Në një komunikatë për media, Dhomat e Specializuara të Kosovës tregojnë se publikuan Listat e Mbrojtësve për përfaqësimin e të dyshuarve, të akuzuarve dhe viktimave, ose të cilitdo personi tjetër që gëzon të drejtën e përfaqësimit juridik, në përputhje me Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Direktivën për Mbrojtësit.

Njoftim i rëndësishëm nga Gjykata Speciale

“Listat përmbajnë emrat e 40 juristëve që janë pranuar në Listat e Mbrojtësve dhe tashmë mund të përfaqësojnë të dyshuar, të akuzuar, një grup viktimash ose këdo tjetër që gëzon të drejtën e përfaqësimit juridik në procedurat para Dhomave të Specializuara”, thuhet në njoftim për media.

Me këtë rast, Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, gjykatëse Ekaterina Trendafilova, deklaroi: “Unë i përgëzoj të gjithë avokatët që tashmë janë pranuar në Listat e Mbrojtësve. Kushtet e rrepta për pranim në Listat e Mbrojtësve sigurojnë përfaqësim të efektshëm dhe profesional ligjor përpara Dhomave të Specializuara të Kosovës për të akuzuarit dhe viktimat, duke dhënë kështu një kontribut të mëtejmë për integritetin e administrimit të drejtësisë nga ana e Dhomave të Specializuara.

Që nga nëntori 2017, Zyra e Mbrojtjes dhe Zyra e Pjesëmarrjes së Viktimave kanë marrë kërkesa të shumta. Vlerësimi i kërkesave dhe procesi i pranimit të mbrojtësve është kryer në mënyrë sistematike, të barabartë për të gjithë kandidatët dhe në përputhje me Direktivën për Mbrojtësit dhe kriteret e pranimit të përcaktuara në këtë Direktivë. Emrat e të gjithë mbrojtësve të pranuar deri më sot gjenden në tabelën në faqen e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Internet.

Listat e Mbrojtësve do të aktualizohen në vijimësi. Me vijimin e procesit të vlerësimit, në Listat e Mbrojtësve do të pranohen edhe kandidatë të tjerë, që do të thotë se procesi mbetet i hapur. Hollësitë në lidhje me pranimin mund t’i gjeni në Udhëzuesin në lidhje me plotësimin e formularit të kërkesës për pranim në Listat e Mbrojtësve.

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Nga KosovaToday.com March 14, 2018 1:47 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=156771
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email info@ kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Njoftim i rëndësishëm nga Gjykata Speciale Njoftim i rëndësishëm nga Gjykata SpecialeRating: 4.8