Home / LAJME / Opozita kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje të reja
Auto Draft

Opozita kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje të reja

Vetëvendosja dhe LDK-ja kërkojnë qeveria “Haradinaj” të japë dorëheqje dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sipas tyre, koalicioni qeverisës nuk i ka numrat për të mbetur në pushtet.

Dy subjektet opozitare, lëvizja “Vetëvendosje” dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kërkojnë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Auto Draft

Të martën “Vetëvendosja” dhe LDK-ja e kanë lëshuar sallën e Kuvendit në shenjë pakënaqësie për mosvotimin e rekomandimeve të tyre kundër vendimit për rritjen e pagave të kabinetit qeveritar nga pozita e vendit, duke ia pamundësuar kështu koalicionit qeverisës ta vazhdojë seancën pasi nuk kishte kuorum.

Pas kësaj “Vetëvendosja” ka kërkuar edhe dorëheqjen e Qeverisë. Edhe LDK-ja ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të reja, por ka thënë se fillimisht duhet të ratifikohet Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi, shkruan “Zëri”.

Në anën tjetër, analistët e vendit bojkotimin e seancës nga opozita e shohin si hap drejt rrëzimit të kësaj Qeverie. Madje sipas tyre, dështimi i seancës është dështim i koalicionit qeveritar.

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Nga KosovaToday.com March 14, 2018 9:41 am ne link https://kosovatoday.com/?p=156722
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email info@ kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Opozita kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje të reja Opozita kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje të rejaRating: 4.8