Home / KOSOVA / Para udhëtimit në SHBA, Thaçi takohet me Haradinajn
Para udhëtimit në SHBA, Thaçi takohet me Haradinajn

Para udhëtimit në SHBA, Thaçi takohet me Haradinajn

Para udhëtimit në SHBA, Thaçi takohet me Haradinajn

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Pas darkës së mbrëmshme në shtëpinë e të parit të vendit, kryeministri Haradinaj ka pritur sot në takim në zyrën e tij presidentin Thaçi.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se është takuar me presidentin Thaçi në vazhdën e konsultimeve për agjendën shtetërore, pak para nisjes së presidentit për në SHBA.

“Në vazhdën e konsultimeve për agjendën shtetërore, sot prita në takim Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, para udhëtimit të tij në SHBA”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, mbrëmë presidenti Thaçi i kishte mbledhur në shtëpinë e tij të re, për një darkë me mish e me verë, udhëheqësin e Shqipërisë; kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj; kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli; dhe zëvendëskryeministrat e Kosovës, Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli.

Takimi mes krerëve të shtetit dhe mysafirit nga Tirana vjen pas përplasjeve mes udhëheqësve të koalicionit qeverisës në Kosovë për taksën ndaj Serbisë e Bosnjës, por edhe pas përplasjeve të vazhdueshme mes shefit të ekzekutivit kosovar dhe të parit të shtetit. /Express/

Para udhëtimit në SHBA, Thaçi takohet me Haradinajn

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com February 4, 2019 10:55 am ne link https://kosovatoday.com/?p=417725
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Para udhëtimit në SHBA, Thaçi takohet me Haradinajn Para udhëtimit në SHBA, Thaçi takohet me HaradinajnRating: 4.8