Home / KOSOVA / PDK: Presim rikonfirmime e fitore në komunat ku qeverisim aktualisht si dhe në disa komuna tjera

PDK: Presim rikonfirmime e fitore në komunat ku qeverisim aktualisht si dhe në disa komuna tjera

PDK: Presim rikonfirmime e fitore në komunat ku qeverisim aktualisht si dhe në disa komuna tjeraPartia Demokratike e Kosovës (PDK) tash e disa javë ka intensifikuar përgatitjet për zgjedhjet lokale të 22 qershorit. Në këtë parti thonë se presin rikonfirmime e fitore në komunat ku qeverisin aktualisht si dhe në disa komuna tjera.

Zëdhënësi i PDK-së, Blerand Stavileci ka thënë për lajmi.net se e tërë struktura dhe anëtarësia e kësaj partie janë mobilizuar për zgjedhjet lokale.

“Ne vazhdimisht po punojmë në terren. Asnjë ditë nuk kemi pushuar. Thjesht e tërë struktura dhe anëtarësia është e mobilizuar dhe e motivuar për zgjedhjet e 22 tetorit”, ka deklaruar Stavileci.

Ai më tej, ka thënë se presin rikonfirmime e fitore në komunat ku qeverisin aktualisht si dhe në disa komuna tjera.

“Në qeverisim në më së shumti komuna dhe presim rikonfirmime e fitore të reja me kandidatët më të mirë për kryetarë komunash dhe asamblistë komunale”, ka shtuar Stavileci.

Javët e fundit Kryesia e PDK-së ka zhvilluar takimet të shumta në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet për kryetarë komunash dhe për asamblistë komunalë.

Përndryshe, PDK-ja aktualisht qeverisë në dhjetë komuna: Dragash, Drenas, Kaçanik, Kamenicë, Klinë, Prizren, Rahovec, Shtime, Skenderaj, Vushtrri.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . PDK: Presim rikonfirmime e fitore në komunat ku qeverisim aktualisht si dhe në disa komuna tjera PDK: Presim rikonfirmime e fitore në komunat ku qeverisim aktualisht si dhe në disa komuna tjeraRating: 4.8