Home / BOTA / Pence përgënjeshtron raportin se do të garoj për president në vitin 2020

Pence përgënjeshtron raportin se do të garoj për president në vitin 2020

Pence përgënjeshtron raportin se do të garoj për president në vitin 2020Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, e ka përgënjeshtruar një raport, ku sugjerohej se ai po e përgatit terrenin për konkurrim të mundshëm për president në vitin 2020.

Në kumtesën e publikuar, Pence tha se raporti në të përditshmen, New York Times, “është i turpshëm dhe ofendues”.

Ai theksoi se akuzat në këtë artikull ishin “kategorikisht të rrejshme” dhe se ekipi i tij do të “fokusohet në përpjekje për avancimin e agjendës së presidentit, Donald Trump, dhe për ta parë rizgjedhjen e tij në vitin 2020”, raporton Rel.

Në artikullin e gazetës jepeshin detaje të përpjekjeve të disa republikanëve, ku shikohej kah viti 2020, me ç’rast parashihej një “fushatë në hije”.

Mëtutje, New York Times ka shkruar se Pence tashmë “kishte aluduar te donatorët partiakë se ai do të planifikonte të garonte, nëse Trump nuk do ta bënte këtë gjë”.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Pence përgënjeshtron raportin se do të garoj për president në vitin 2020 Pence përgënjeshtron raportin se do të garoj për president në vitin 2020Rating: 4.8