Home / LAJME / Për herë të tretë radhazi: Zvicra, shteti më i mirë në botë

Për herë të tretë radhazi: Zvicra, shteti më i mirë në botë

Për herë të tretë radhazi: Zvicra, shteti më i mirë në botë

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Kjo është hera e tretë me radhë që Zvicra renditet e para në Shtetet më të mira në botë.

Për herë të tretë me radhë, Zvicra konsiderohet si shteti më i mirë në botë. Zvicra mban pozicionin e saj të përgjithshëm në vendin e parë, sipas një raporti mbarëbotëror të më shumë se 20 mijë njerëzve, shkruajnë mediat zvicerane.

Për vitin 2019, Japonia tashmë ndodhet në vendin e dytë, derisa pasohet nga Kanadaja, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar që janë në pesë vendet e para, shkruan albinfo.ch.

Më pas në renditje janë Suedia, Australia, Shtetet e Bashkuara, Norvegjia dhe Franca.

Kjo renditje është bërë nga shërbimi dixhital i lajmeve “US News & World Report”, kompania e marketingut Y & R dhe Shkolla Wharton, një shkollë biznesi në Universitetin e Pensilvanisë, përcjell albinfo.ch.

Zvicra shihet si e shkëlqyer në shumë fusha në Raportin e Vendeve më të Mira, si biznesi, duke siguruar një cilësi të lartë të jetës dhe duke qenë një lider në inovacionin.

Të anketuarit në studimin e konsiderojnë Zvicrën vendin më të mirë në aspektin e stabilitetit ekonomik.

Me një histori neutraliteti që shtrihet nëpër shekuj, vendi ka katër gjuhë zyrtare, duke pasqyruar udhëkryqin e saj gjeografik.

Shpërndaje në shoqërine tuaj!

Nese e ke nje mik te mire shperndaje...
FanPage KosovaToday Bashkohu me ne beje like fanpage
Te KOSOVATODAY - beje like
Nga KosovaToday.com January 24, 2019 1:57 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=410672
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email [email protected] kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Për herë të tretë radhazi: Zvicra, shteti më i mirë në botë Për herë të tretë radhazi: Zvicra, shteti më i mirë në botëRating: 4.8