Home / LAJME / Për shkak të një kolegji privat, ministri i Fatmir Limajt shkarkoi Bordin e Akreditimit
Për shkak të një kolegji privat, ministri i Fatmir Limajt shkarkoi Bordin e Akreditimit

Për shkak të një kolegji privat, ministri i Fatmir Limajt shkarkoi Bordin e Akreditimit

Një shkresë e ministrit të Arsimit, Shyqyri Bytyqi, ka zbuluar motivin e tij për ta shkarkuar menaxhmentin dhe anëtarët e Bordit të Agjencisë Akreditimit. 

Ai ishte kundër penalizimit të një kolegji privat, pronari i të cilit është nga Komuna e Malishevës, nga është edhe kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, parti së cilës i përket edhe Bytyqi, shkruan Koha Ditore.

Për shkak të një kolegji privat, ministri i Fatmir Limajt shkarkoi Bordin e Akreditimit

Më 25 shtator ministri kishte shkarkuar anëtarët e Këshillit Kombëtar të Cilësisë, i cili ka funksionin e Bordit të Agjencisë, si dhe drejtorin e këtij institucioni. Sipas njoftimit zyrtar, vendimi ishte marrë me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj. Ministri kishte emëruar anëtarët e rinj, por të cilët akoma nuk kanë nisur punën shkaku që procedura kërkon të kalojnë në Kuvend. Por, ai e ka emëruar ushtrues detyre të drejtorit po një njeri nga Malisheva, Bekim Samadraxha, një punonjës i Ministrisë së Arsimit.

Dhe në ditën e parë të nëntorit ministri Bytyqi i është drejtuar me një shkresë Samadraxhës që e kishte nëpunës para se ta instalonte në “gardianin” e cilësisë së arsimit të lartë. Nga ai ka kërkuar që të rishqyrtohej vendimi për pezullimin e programeve të ISPE-së.

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Nga KosovaToday.com March 13, 2018 8:51 am ne link https://kosovatoday.com/?p=156337
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email info@ kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Për shkak të një kolegji privat, ministri i Fatmir Limajt shkarkoi Bordin e Akreditimit Për shkak të një kolegji privat, ministri i Fatmir Limajt shkarkoi Bordin e AkreditimitRating: 4.8