Home / KOSOVA / Përfundon seanca, të mërkurën takimi konsultativ

Përfundon seanca, të mërkurën takimi konsultativ

https://www.youtube.com/watch?v=ykPTBAl56Dw

 

Përfundon seanca, të mërkurën takimi konsultativ

 

Kryesuesi Adem Mikullovci ka thënë që të mërkurën do të shkojë në konsultime me përfaqësuesit e partive politike, siç ka kërkuar koalicioni PAN, para se të thërrasë seancë të re. 

“Unë do të shkoj në takim me ta të mërkurën në orën 10:00”, u ka thënë deputetëve kryesuesi Mikullovci.

Ai ka treguar, gjithashtu, se qëndrimi i partisë së tij, VV, është që të mos marrë pjesë në takime të tilla, por megjithatë Mikullovci tha se ai do të shkojë në takim.

Ndryshe, në Kuvend po vazhdojnë fjalimet edhe përkundër se nuk ka kuorum për vazhdimin e seancës parlamentare. Në sallë janë paraqitur vetëm 53 deputetë.

Deputetët e PAN-it dhe minoriteteve kanë munguar sërish. Por, atyre sot në bojkot iu janë bashkuar edhe disa nga deputetët e AKR-së dhe Teuta Rugova e LDK-së.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Përfundon seanca, të mërkurën takimi konsultativ Përfundon seanca, të mërkurën takimi konsultativRating: 4.8