Home / KOSOVA / Presidenti Thaçi paralajmëron formimin e Ekipit gjithëpërfshirës për bisedime me Serbinë
Presidenti Thaçi paralajmëron formimin e Ekipit gjithëpërfshirës për bisedime me Serbinë

Presidenti Thaçi paralajmëron formimin e Ekipit gjithëpërfshirës për bisedime me Serbinë

Presidenti Thaçi paralajmëron formimin e Ekipit gjithëpërfshirës për bisedime me SerbinëZyra e presidentit, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se në takimin me presidentin Aleksandër Vuçiq, do të këmbehen idetë për arritje të një marrëveshjeje përfundimtare mes dy shteteve.

Presidenti Thaçi ka paralajmëruar themelimin e një ekipi gjithëpërfshirës të Kosovës. Në këtë ekip, sipas Presidencës së Kosovës, do të jenë të përfaqësuara Kuvendi dhe Qeveria, raporton KTV .

Zyra e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e së enjtes në Bruksel, me presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

Këshilltari politik i presidentit Thaçi, Ardian Arifaj, ka thënë se në takimin e dytë në nivel presidentësh, do të bisedohet për idetë për fazën e re të dialogut dhe përmbylljen e tij me marrëveshje përfundimtare.

Sipas Arifajt, presidenti ka paralajmëruar krijimin e një ekipi gjithëpërfshirës të Kosovës për fazën e re të dialogut me Serbinë, pa dhënë shumë detaje rreth përbërjes së këtij ekipi të dialogut.

Zyra e presidentit Thaçi kërkon konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve, Kuvendit dhe krijimin e Qeverisë.

Pjesëmarrjen në takimin e së enjtes e ka konfirmuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Të hënën përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, ka njoftuar për mbajtjen e takimit Thaçi-Vuçiq, me qëllim të shtyrjes përpara të dialogut mes dy shteteve.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Presidenti Thaçi paralajmëron formimin e Ekipit gjithëpërfshirës për bisedime me Serbinë Presidenti Thaçi paralajmëron formimin e Ekipit gjithëpërfshirës për bisedime me SerbinëRating: 4.8