Home / KOSOVA / Rakiq mban peng urën – ende s’ka përfunduar rivitalizimi
Rakiq mban peng urën – ende s’ka përfunduar rivitalizimi

Rakiq mban peng urën – ende s’ka përfunduar rivitalizimi

https://www.youtube.com/watch?v=d9MMrpG51Lg

Rakiq mban peng urën – ende s’ka përfunduar rivitalizimi

“Parku i Paqes” tek Ura e Ibrit u largua një vit më parë, por atje ende ka barriera të tjera që e pamundësojnë lëvizjen e lirë.

Punimet në rrethin verior të urës, janë ndërprenë me kërkesë të kryetarit të asaj pjese, Goran Rakiq, me arsyetimin se po kërcënohet siguria, njofton Klan Kosova.

Kjo është e papranueshme për kryetarin e pjesës jugore, Agim Bahtiri e qytetarët e Mitrovicës Jugore.

Të po këtij mendimi janë edhe qytetarët.

Se siguria në këtë zonë është në nivel dhe nuk e pengon aspak zbatimin e projektit të rivitalizimit, e tha edhe komandanti i policisë në veri Besim Hoti.

Sipas tij në rajonin verior nuk ka asgjë shqetësuese.

Ndërsa kreu i jugut thotë se janë institucionet shtetërore dhe zura e BE’së në Kosovë ato që do të duhej t’i bënin presion kryetarin e Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, që projekti të mos pengohej.

Për ndaljen e punimeve në këtë zonë nuk ka komentuar Ministri i Mjedisit në Detyrë, Ferat Shala.

Ai ka thënë se kanë për detyrë vetëm mbikëqyrjen e punimeve dhe se për zbatimin e projektit përgjegjëse është zyra e BE’së në Kosovë e cila edhe e financon atë.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Rakiq mban peng urën – ende s’ka përfunduar rivitalizimi Rakiq mban peng urën – ende s’ka përfunduar rivitalizimiRating: 4.8