Home / LAJME / Rama e uron Zaevin për organizimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike
Rama e uron Zaevin për organizimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike

Rama e uron Zaevin për organizimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike

Rama e uron Zaevin për organizimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike
Rama e uron Zaevin për organizimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike
Kryeministri i shqiptarëve, Edi Rama dje në samitin e liderëve ”Skopje Summit 100” e ka uruar kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev për fitoren në zgjedhjet lokale dhe për organizimin e mirë për zgjedhje korrekte dhe demokratike, shkruan Telegrafi Maqedoni.

”Rezultatet e zgjedhjeve demokratike dhe korrekte janë fuqi shtytëse për agjendën demokratike dhe reformuese të vendit që hap dyer kah perspektiva euro-atlantike e vendit. Janë fitore për konceptin, shoqëri për të gjithë që i bashkon qytetarët. Do të bëjmë gjithçka që është e mundshme që të sigurohet jetë kualitative për të gjithë qytetarët Maqedonisë” i është përgjigjur Zaev Ramës.

Rama dhe Zaev u pajtuan në fund të takimit se Maqedonia dhe Serbia do të kenë marrëdhënie të mira politike dhe do të hapin perspektiva të përbashkëta në rajon për banorët e dy vendeve përkatëse dhe shteteve fqinje.

Në takim dy kryeministrat kanë biseduar edhe për intensifikim të marrëdhënieve në ekonomi për të rritur eksportin dhe importin e vendeve.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Rama e uron Zaevin për organizimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike Rama e uron Zaevin për organizimin e zgjedhjeve korrekte dhe demokratikeRating: 4.8