Home / KOSOVA / Ramush Haradinaj ka disa fjalë për Tahirin e Rugovën

Ramush Haradinaj ka disa fjalë për Tahirin e Rugovën

Ramush Haradinaj ka disa fjalë për Tahirin e RugovënRamush Haradinaj ka pritur që deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, të votonte pro propozimeve të koalicionit PDK-AAK-NISMA, gjatë seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Ndërsa, për deptueten e LDK-së, Teuta Rugovën, Haradinaj thotë se partia e saj duhet ta kuptojë vullnetin e bijës së presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugovës.

Haradinaj ka thënë se e çmon Tahirin si person, mirëpo është shprehur se ka ngelur i habitur nga vendimet e deputetit të AKR-së.

“E çmoj Labin për dashurinë ndaj njerëzve të lirisë dhe brezave të lirisë. Mirëpo ai është dashur ta bëjë një hap më tutje [në seancën konstituive v.j]. Jam i habitur që se ka bërë një hap më tutje, mirëpo është vendimi i tij”, ka thënë Haradinaj.

Tahiri është përfolur si njëri nga deputetët e mundshëm që do të votojë qeverinë me Haradinajn të propozuar për kryeministër.

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, Ramush Haradinaj ka thënë se deputetja e LDK-së, Teuta Rugova, e gëzon të drejtën të votojë ndryshe nga grupi parlamentar i LDK-së.

I ftuar në emisionin “Debat” të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Haradinaj ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) duhet ta kuptojë vullnetin e Rugovës.

“Teuta e gëzon të drejtën për votë ndryshe nga grupi parlamentar i LDK-së. Grupi Parlamentar duhet ta kuptojë; ndoshta është gabim, por duhet ta kuptojë”, ka thënë lideri i AAK-së.

Teuta Rugova është deputete e zgjedhur nga radhët e LDK-së, derisa në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, të enjten, ka votuar pro një propozimi të koalicionit PAN.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Ramush Haradinaj ka disa fjalë për Tahirin e Rugovën Ramush Haradinaj ka disa fjalë për Tahirin e RugovënRating: 4.8