Home / KOSOVA / Reagim i ashpër i Milaim Zekës ndaj kundërshtarëve të Haradinajt

Reagim i ashpër i Milaim Zekës ndaj kundërshtarëve të Haradinajt

Reagim i ashpër i Milaim Zekës ndaj kundërshtarëve të HaradinajtDeputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës për Kosovën, Milaim Zeka, ka shpërthyer me fjalë të ashpra ndaj kundërshtarëve të kandidatit të koalicionit PAN për kryeministër të vendit, Ramush Haradinaj.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Zeka i ka porositur kritikuesit dhe kundërshtarët e Haradinajt të rrinë “pa merak”, duke shprehur bindjen e tij se ai bëhet kryeministër.

Duke kujtuar të kaluarën e Haradinajt, Zeka ka thënë se është i bindur që në krahashim me Avdullah Hotin e LAA’së dhe Albin Kurtin e Lëvizjes Vetëvendosje, kandidati i PAN’it është më i miri.

“Rrini pa merak, Ramushi do bahet kryeminister, perinati te sojit tuaj, qe abuzoni me gjuhen shqipe, me flamurin, me kombin, me dashurine, me njerezillekun!!!”, ka shkruar Zeka.

Shkrimi i plotë i Zekës në Facebook:

E kam nje pyetje per do balosha te fb, dhe kundershtar te Ramushit
Ne jeten time, dy here kam pi kafe me Ramush Haradinajne. Kurr biznes nuk kam ba me te. Heren e pare kur kam pi kafe, ka qene viti 2004-2005.
Tani me ka ardhe shanci me perzgjedhe ne mes te gjithe kandidateve per Kryeminister. Jo qe mendoje, po jam i bindur, qe ne krahasim me Avdullah Hotin, dhe Albin Kurtin, eshte ma i miri.
Juve qe veq po e shani, e nuk po e kritikoni, sepse qinders here vet e kam kritiku, pash Zotin a mos valle ju ka pas pyet Ramushi nese duhet me dale e me luftu kunder Serbise, bashke me vellazni?! Mos ju ka pas pyet juv a eshte mire me hy ne Kosove bashke me vellain Luanin, Fehmine e Xheven, ku u vra edhe Luani? A mos i pate ndihmu me ja tregu rrugen, apo me ja qele rrugen nga bora?!
O ju jeni aqe te mjere, aqe rrace meshavine, sa qe me ua kontrollu ADN-nu, ku me dite sa klm large Stambollit e Beogradit ju dalin lozet e kastravecave te fares tuaj.
Rrini pa merak, Ramushi do bahet kryeminister, perinati te sojit tuaj, qe abuzoni me gjuhen shqipe, me flamurin, me kombin, me dashurine, me njerezillekun!!!

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Reagim i ashpër i Milaim Zekës ndaj kundërshtarëve të Haradinajt Reagim i ashpër i Milaim Zekës ndaj kundërshtarëve të HaradinajtRating: 4.8