Home / LAJME / Rezultatet e dobëta në arsim, ja kë e akuzon Apostolova
Rezultatet e dobëta në arsim, ja kë e akuzon Apostolova

Rezultatet e dobëta në arsim, ja kë e akuzon Apostolova

Shefja e Zyrës Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova, ka shprehur zhgënjimin e saj në lidhje me ndërhyrjet politike në sistemin e arsimit.

Sipas saj, këto ndërhyrje kanë bërë Kosova të ketë rezultate të dobëta në këtë fushë.

Rezultatet e dobëta në arsim, ja kë e akuzon Apostolova

“Nuk duhet të ketë ndërhyrje politike, mësimdhënësit duhet të jenë të kualifikuar. Në këtë formë nxënësit nuk mund të dinë të lexojnë dhe të shkruajnë ashtu sikurse ka dalë në testin PISA, e dhimbshme, por realitet i vërtetë”, ka thënë Apostolova në publikimin e raportit “Zbatimi i Planit Strategjik të Arsimit në Kosovë”.

Ajo më tutje ka shtuar se ndihet e zhgënjyer me rezultatet e dobëta të arsimit në Kosovë, si dhe për këtë arsye Kosova ka dështuar disa herë t’i bindë zyrtarët e BE-së në lidhje me progresin në arsim.

“Jam e zhgënjyer nga prezantimi i mëparshëm në lidhje me moszbatimin e këtij plani. Kosova patjetër që do të jetë një ditë në Evropë, por Kosova ka dështuar disa herë ta dëshmojë këtë progres në aspektin e arsimit”, ka shtuar ajo.

Në këtë tryezë Apostolova ka përmendur edhe grevat e arsimit, të cilat po mbahen në Kosovë dhe duhet reformë dhe kategorizim të pagave në mënyrë që të mos ndodhin gjëra të tilla.

“Duhet reformë në administratën publike dhe në kategorizimi

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Nga KosovaToday.com March 13, 2018 8:50 am ne link https://kosovatoday.com/?p=156332
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email info@ kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Rezultatet e dobëta në arsim, ja kë e akuzon Apostolova Rezultatet e dobëta në arsim, ja kë e akuzon ApostolovaRating: 4.8