Home / LAJME / RREFIMI i Xhelal Mziut për emrat e rrugëve të Kamzës, ‘aromën’ e plehrave…dhe pushimet

RREFIMI i Xhelal Mziut për emrat e rrugëve të Kamzës, ‘aromën’ e plehrave…dhe pushimet

RREFIMI i Xhelal Mziut për emrat e rrugëve të Kamzës, 'aromën' e plehrave...dhe pushimetXhelal Mziu prej tre mandatesh drejton qytetin e Kamzës, por duket se nuk shqetësohet nga akuzat, që sipas tij janë politike.
Në një intervistë për “Summer Pages” të “Gazeta Shqiptare”, kryebashkiaku shprehet se gjithnjë është përpjekur të jetë i barabartë me qytetarët, duke i dëgjuar dhe mirëkuptuar. Më tej, Mziu ka rrëfyer edhe arsyet pse vendos emra me domethënie të veçantë rrugëve të Kamzës. Edhe pse verë qytetari i parë i Kamzës ende nuk i ka nisur pushimet, duke kaluar më shumë kohë në zyrë.

Vit elektoral ky, por edhe një vit i ngjeshur për Xhelalin, si e keni parë?

Për mua si krye bashkiak çdo vit është i njëjtë, duke pasur parasysh angazhimet që kam ndaj qytetarëve. Kuptohet që kur është vit elektoral, ngarkesa është më e madhe, pasi më duhet të drejtoj edhe fushatën, duke qenë se jam edhe kryetari i degës së PD-së në Kamzë.

Po fushata si ka qenë në spektrin tuaj?

Si në çdo fushatë, kam angazhimin maksimal për të arritur rezultate të mira për kandidatin dhe forcën politike së cilës i përkas, PD. Edhe në këtë fushatë për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017, kam arritur të thelloj rezultatin përballë kundërshtarëve politikë në këtë garë elektorale. PD në Kamzë ka marrë 4% më shumë vota se në rezultatin historik të saj në vitin 2013.

Tashmë të gjitha “hallet” politike kanë përfunduar, si ju ka gjetur vera?

Për ne që merremi me politikë, nuk mund të flasim për halle, pasi kjo ka qenë vetë zgjedhja jonë. Si i zgjedhur vendor dhe përfaqësues politik i PD-së, jam i angazhuar të bëj maksimalen për të qenë pranë qytetarëve dhe i përkushtuar për të zgjidhur çdo hall që ata kanë dhe që është kompetenca e Bashkisë. Kjo verë, si gjithnjë, më ka gjetur në krye të punëve, madje edhe më me ngarkesë, për shkak të mos mbështetjes nga qeveria.

Ku po pushoni?

Ende nuk jam zyrtarisht me pushime, por kam shfrytëzuar fundjavat për të qenë në det me familjen si dhe kam shfrytëzuar të pushoj edhe në mal, ku kam qenë në vendlindjen time, në Dibër.

Si është për Xhelalin të zhveshë kostumin e politikanit dhe të shfaqet me pantallona të shkurtra buzë detit?

Si çdo qytetar, mundohem të shfrytëzoj ditën e pushimit, të shijoj detin, malin, ushqimin me familjen time për të qenë më energjik të nesërmen e ardhjes në zyrë.

A punoni edhe gjatë pushimeve, nga plazhi?

Sigurisht që punoj. Ndonëse jam në plazh, në mal, brenda apo jashtë Shqipërisë, jam gjithë kohës në kontakt me stafin, informohem prej tyre për çdo zhvillim ditor si dhe koordinojmë për mbarëvajtjen sa më mirë të punës në Bashki në funksion të shërbimit sa më korrekt për qytetarët e Kamzës.

Po Kamzën si e ka gjetur vera, pasi shpesh në rrjetet sociale kemi parë foto me plehra? Ekziston një problematikë e tillë?

Konstatimi juaj që kemi parë shpesh plehra në rrjete sociale nuk qëndron. Menaxhimi i mbetjeve nuk është vetëm një shqetësim për Bashkinë Kamzë, por thuajse për 90% të bashkive të Shqipërisë, të cilat vazhdojnë që të kenë trajtimin e mbetjeve urbane në mënyrë gati primitive, pra që s’kanë një landfill. Në Kamzë, kohët e fundit është krijuar një problematikë si pasojë e zjarr vënies dhe protestës së banorëve në vendgrumbullimin ku depozitohen aktualisht mbetjet urbane të qytetit, i cili, në fakt, është një pikë e miratuar nga Agjencia Rajonale e Mjedisit brenda të gjitha normave tekniko-ligjore. Ne jemi 24 orë në punë në funksion të zgjidhjes, i kemi paraprirë asaj, pasi, bazuar në planin e përgjithshëm vendor, me vendim të Këshillit Bashkiak e miratuar dhe në Prefekturë kemi kërkuar miratimin e një vendgrumbullimi të ri në Valias, por që kjo kërkesë jona nuk është miratuar nga Agjencia Rajonale e Mjedisit si dhe ministria përkatëse.

Duket se banorët e Kamzës ju duan shumë, por të shumtë janë ata që ju sulmojnë, si i keni parë këto sulme?

Nuk është çështja të duan apo jo. Unë me bashkëqytetarët e mi në tre mandate të drejtimit të Bashkisë Kamzë jam munduar të jem njëri prej tyre, të jem bashkëpunues, t’i dëgjoj, t’i mirëkuptoj, kur ata kanë të drejtë dhe t’u jap zgjidhje çdo problematike me të cilën janë përballur. Nëse do t’i referohem pyetjes suaj, që janë të shumtë ata që më sulmojnë, nuk besoj se është kështu, pasi bashkëqytetarët më kanë besuar tri mandate si kryetar i Bashkisë Kamzë dhe 4 zgjedhje parlamentare.

Personat që mund të më kenë sulmuar, kanë qenë politikë dhe rrjedhimisht edhe akuzat e tyre të tilla kanë qenë. Si reagoni kur ju sulmojnë?

Unë gjithnjë mundohem të jem transparent pas çdo akuze që më bëhet. Kuptohet që kur ato janë politike, edhe përgjigjja ime e tillë është, por gjithnjë ndihem i përkushtuar të sqaroj së pari qytetarët që më kanë besuar dhe opinionin publik që ky sulm nuk qëndron dhe është politik.

Në fakt, të gjithë i kanë habitur emrat që u vendosni rrugëve në Kamzë. Nga ju vijnë ndërmend emrat me kaq domethënie?

Kamza është një qytetet i populluar shumë pas vitit 1990, ku numri i popullsisë gati është 20-fishuar. Për pasojë janë krijuar rrugë të reja dhe ka lindur edhe nevoja e emërtimit të tyre. Sot çdo rrugë ka emër, madje emra krahinash të nderuara, personalitetesh të shquara vendase dhe të huaja. Besoj, biem dakord, është më mirë të kemi një emër të një personaliteti të shquar ndërkombëtar sesa emra të dëshmorëve të rremë.

Keni menduar ndonjëherë të hiqni dorë nga politika?

Është ende herët të mendoj këtë gjë. Unë jam në politikë aktive jo vetëm si krye bashkiak, por edhe si kreu i degës së PD-së Kamzë. Në atë çfarë kam dhënë kam qenë rezultativ dhe për këtë bashkëqytetar.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . RREFIMI i Xhelal Mziut për emrat e rrugëve të Kamzës, ‘aromën’ e plehrave…dhe pushimet RREFIMI i Xhelal Mziut për emrat e rrugëve të Kamzës, ‘aromën’ e plehrave…dhe pushimetRating: 4.8