Home / LAJME / Rreth 600 punonjës të falimentuar nga Kumanova presin të përfshihen nga propozim-ligji për ndihmë
Rreth 600 punonjës të falimentuar nga Kumanova presin të përfshihen nga propozim-ligji për ndihmë

Rreth 600 punonjës të falimentuar nga Kumanova presin të përfshihen nga propozim-ligji për ndihmë

Rreth 600 punonjës të falimentuar nga Kumanova presin të përfshihen nga propozim-ligji për ndihmëRreth 560 persona nga Kumanova janë paraqitur në shoqatën e punonjësve për falimentin ‘Unit’ dhe kanë dorëzuar listën e regjistruar për stazhin e kryer në njërën nga kompanitë e më hershme të Kumanovës për të shfrytëzuar përmbushjet nga propozim-ligji për të falimentuarit që kohëve të fundit e ka miratuar Qeveria e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Presim të paraqiten afërsisht 600 punonjës të falimentuar nga ish ‘ZIK’, ‘ÇIK’, ‘Kiro Fetak’, ‘Bibrok’, ‘Ambalazha’…, me atë se Kumanova në të kaluarën ishte një nga qendrat më të mëdha të industrisë. Është e nevojshme të sillet formularët nga ‘PIOM’ për stazhin, të cilët më pas do të dorëzohen deri te Qendra për punësim për regjistrim më të lehtë’, deklaroi Liljana Georgievska nga ‘Unit’, njofton AIM.

Me propozim-ligjin janë paraparë rreth tre mijë persona në nivel shtetëror të marrin 7.596 denarë në muaj, për çka, mjetet janë siguruar nga Buxheti, ku do të përfshihen persona të papunësuar të cilëve është u është ndërprerë marrëdhënia me punën.

Personi i papunësuar duhet të ketë 15 vite stazh dhe në hyrje të ligjit në fuqi të ketë 52 vite (grua) dhe 55 vite (burë), nëse puna u është ndërprerë, rrumbullakësisht me 31 dhjetor 2016.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Rreth 600 punonjës të falimentuar nga Kumanova presin të përfshihen nga propozim-ligji për ndihmë Rreth 600 punonjës të falimentuar nga Kumanova presin të përfshihen nga propozim-ligji për ndihmëRating: 4.8