Home / BOTA / Seuli dhe Tokio pajtohen për rritjen e presionit ndaj Koresë së Veriut

Seuli dhe Tokio pajtohen për rritjen e presionit ndaj Koresë së Veriut

Seuli dhe Tokio pajtohen për rritjen e presionit ndaj Koresë së VeriutKryeministri japonez, Shinzo Abe dhe presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae ranë dakort sot për të ushtruar më shumë presion ndaj Koresë së Veriut, një ditë pasi Pheniani lëshoi një rakete balistike mbi territorin japonez.

Sipas agjencisë së lajmeve të Koresë së Jugut “Yonhap News Agency”, “të dy liderët janë zotuar se do t’i bënin thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të vendosur sanksione më të rrepta ndaj Koresë së Veriut”.

Raketat u lëshuan dje, në mes të manovrave ushtarake SHBA- Kore e Jugut , 11-ditore, në gadishullin Korean të cilat Koreja e Veriut i kundërshton.

“Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ishte i pranishëm gjatë lëshimit të raketës balistike Hwasong-12 që kaloi mbi ishullin verior të Hokkaidos”, sipas zëdhënësit zyrtar të Phenianit, agjencia qendrore e lajmeve koreane.

“Lëshimi i raketës ishte pjesë e një kërcënimi në përgjigje të manovrave ushtarake SHBA- Kore e Jugut”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Veriut KCNA.

“Kim e përshkroi nisjen si një prelud kuptimplotë për të kontrolluar Guamin duke shtuar se Koreja e Veriut do të kryente më shumë teste me raketat balistike në Paqësor si një objektiv në të ardhmen”, sipas agjencisë.

Këtë muaj, Koreja e Veriut njoftoi se po planifikonte të lëshonte katër raketa Hwasong-12 që do të fluturonin mbi Japoni rreth 30-40 kilometra larg territorit të Guamit në Paqësorin Perëndimor.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Seuli dhe Tokio pajtohen për rritjen e presionit ndaj Koresë së Veriut Seuli dhe Tokio pajtohen për rritjen e presionit ndaj Koresë së VeriutRating: 4.8