Home / BOTA / SHBA bën thirrje për përmbajtje në Kirkuk
Auto-Skicë

SHBA bën thirrje për përmbajtje në Kirkuk

Auto-Skicë
Auto-Skicë
Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për qetësi, pasi forcat qeveritare të Irakut kanë rimarrë nga kontrolli kurd qytetin verior të Kirkukut.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert, u bëri thirrje të gjitha palëve që “të shmangin përleshjet e mëtejshme”.

“Ne mbështesim ushtrimin paqësor të administratës nga qeveria qendrore dhe ajo rajonale, në përputhje me Kushtetutën e Irakut”, tha Nauert.

Ushtarët irakianë kanë hyrë në Kirkuk tri javë pasi rajoni i Kurdistanit ka mbajtur referendumin për pavarësi.

Ushtria synon të rimarrë zonat që i kanë nën kontroll kurdët prejse i kanë dëbuar militantët e Shtetit Islamik nga rajoni.

Banorët e zonave të kontrolluara nga kurdët, përfshirë Kirkukun, e kanë mbështetur fuqishëm ndarjen nga Iraku në referendumin e 25 shtatorit.

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, e ka shpallur referendumin jokushtetues, por qeveria rajonale e Kurdistanit ka këmbëngulur se ai është i ligjshëm.

Abadi tha se operacioni në Kirkuk ka qenë i nevojshëm “për të mbrojtur unitetin e vendit, i cili është në rrezik nga ndarja për shkak të referendumit”. /Rel/

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Nga KosovaToday.com October 17, 2017 6:49 am ne link https://kosovatoday.com/?p=86829
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email info@ kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . SHBA bën thirrje për përmbajtje në Kirkuk SHBA bën thirrje për përmbajtje në KirkukRating: 4.8