Home / BOTA / SHBA: Kritikë Presidencës për vonesë në sanksionet kundër Rusisë
SHBA: Kritikë Presidencës për vonesë në sanksionet kundër Rusisë

SHBA: Kritikë Presidencës për vonesë në sanksionet kundër Rusisë

SHBA: Kritikë Presidencës për vonesë në sanksionet kundër Rusisë
SHBA: Kritikë Presidencës për vonesë në sanksionet kundër Rusisë
Dy senatorë udhëheqës të Shteteve të Bashkuara e kanë akuzuar administratën e presidentit, Donald Trump, për zvarritje të zbatimit të legjislacionit të ri për forcimin e sanksioneve kundër Rusisë, duke thënë se administrata ka dështuar për të dhënë informacion lidhur me sektorët e mbrojtjes dhe të inteligjencës së Rusisë.

Letra e publikuar mbrëmë, është e dyta e këtij lloji nga senatori demokrat, Ben Cardin, dhe ai republikan, John McCain, që e kritikojnë Shtëpinë e Bardhë për dështim të implementimit të masës, që presidenti Trump me hezitim e ka nënshkruan më 2 gusht.

Akti i Kundërshtimit të Armiqve të Amerikës Nëpërmjet Sanksioneve, të cilin Kongresi i Shteteve të Bashkuara e ka miratuar me shumicë bindëse, i ka forcuar sanksionet ekzistuese dhe kërkon nga administrata e Trumpit që në mënyrë efektive të kërkoj leje nga Kongresi për tërheqje eventuale të sanksioneve.

Ky ligj, po ashtu, e kishte përcaktuar afatin 1 tetor që administrata të publikoj “rregulla dhe udhëzime të tjera” për individët ose entitetet që operojnë në emër të inteligjencës apo sektorëve të mbrojtjes së Rusisë, për sanksione potenciale.

Nuk ka pasur përgjigje të menjëhershme të Shtëpisë së Bardhë ndaj kësaj letre të senatorëve Cardin dhe McCain. /Rel/

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . SHBA: Kritikë Presidencës për vonesë në sanksionet kundër Rusisë SHBA: Kritikë Presidencës për vonesë në sanksionet kundër RusisëRating: 4.8