Home / LAJME / Shkrirja e disa ministrive, Vasili ka një mesazh për Ramën

Shkrirja e disa ministrive, Vasili ka një mesazh për Ramën

Shkrirja e disa ministrive, Vasili ka një mesazh për RamënKreu kreu i grupit parlamentar te LSI, Petrit Vasili ka reaguar sërish sot në lidhje me vendimin e kryeministrit Edi Rama për shkrirjen e disa ministrive.

Në një mesazh në profilin e tij në facebook, Vasili ironizon Ramen se duke thënë se ne krye të ‘qeverisë turistike është shkollëpakti kryeministër’.

Reagimi

Ky shkollëpak kryeministër meqënëse aq di, bëri një qeveri turistike me shpresë që të vazhdojë të bëjë turizëm edhe disa vjet.Ky turist kryeministër po kavërdis ministritë, që i ka pasur po vetë me njëra-tjetrën, sepse s’di ç’të bëjë dhe ka dështuar.Shkollëpakti investoi mbi 100 milionë euro në Ministrinë e Teknologjisë së Informacionit dhe tani e shkriu, sepse ka dështuar.Miliona euro për Ministrinë e Punës dhe e shkriu, sepse ka dështuar.Destrukturoi Ministrinë e Shëndetësisë kryq e themel, sepse ka dështuar.Shkriu e ngriu pa asnjë kuptim dhjetëra inspektoriate, sepse kanë dështuar.Thjesht fare…Ky s’kupton hiçgjë nga shteti se dihet që aq shkollë ka(…)dhe s’ia thotë hiç të shkruajë apo të lexojë një shkresë dhe e di dhe vetë që ka dështuar.Lum ata, që e tallin atë dhe i propozojnë të tilla çmendurira dhe mirë e kanë, në fund të fundit ata e dinë që ky shkollëpakti do ta pësojë e ata do të dalin pa lagur

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/shkrirja-e-disa-ministrive-vasili-ka-nje-mesazh-per-rame-426158/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Shkrirja e disa ministrive, Vasili ka një mesazh për Ramën Shkrirja e disa ministrive, Vasili ka një mesazh për RamënRating: 4.8