Home / LAJME / Sot vazhdon debati për shkarkimin e Zvrlevskit
Sot vazhdon debati për shkarkimin e Zvrlevskit

Sot vazhdon debati për shkarkimin e Zvrlevskit

Sot vazhdon debati për shkarkimin e ZvrlevskitKuvendi i Maqedonisë sot duhet ta vazhdojë diskutimin për shkarkimin e prokurorit publik, Marko Zvrlevski.

Propozimin për shkarkimin e tij e ka dorëzuar Qeveria e Maqedonisë, për shkak të siç thonë, në mënyrë joligjore, jo profesionale ka kryer funksionin e tij si prokuror shtetëror, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në diskutimin e ditës së hënë, fjalime, replika, kundër-replika dhe vërejtje patën deputetët e OBRM-PDUKM-së, të cilët thonë se shkarkimi i Zvrlevskit është joligjor, pasi sipas tyre, nuk mund të shkarkohen ose emërohen funksionarë të rinj pas nënshkrimit të zgjedhjeve lokale.

Nga LSDM kanë deklaruar se pa mos u larguar Zvrlevski nga funksioni i prokurorit publik, reformat e vërteta në gjyqësor nuk mund të fillojnë.

Pas debatit për Zvrlevskin, në rend dite janë edhe 31 pika mes së cilave edhe raporti i Avokatit të Popullit për respektimin, përparimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Sot vazhdon debati për shkarkimin e Zvrlevskit Sot vazhdon debati për shkarkimin e ZvrlevskitRating: 4.8