Home / LAJME / Sot vazhdon seanca plenare, ja cilat janë pikat e rendit të ditës
Sot vazhdon seanca plenare, ja cilat janë pikat e rendit të ditës

Sot vazhdon seanca plenare, ja cilat janë pikat e rendit të ditës

Mbajtja e seancës plenare e paraparë për të martën është shtyrë për sot në ora 10:00, në mungesë të kuorumit.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pas dështimit të seancës të së martës në një takim me shefat e grupeve parlamentare vendosi vazhdimi i seancës të mbahet sot.

Sot vazhdon seanca plenare, ja cilat janë pikat e rendit të ditës

Ndryshe, në rend dite janë:

Votimi i rekomandimeve të Interpelancës lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.04/20 të datës 20.12.2017 për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar, Vendimin nr. 05/24 i datës 12 janar 2018, për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe Vendimi nr. 15/24 i datës 12 janar 2018 për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale,
Debat parlamentar, sipas kërkesës së nënkryetarit të Kuvendit, z. Kujtim Shala dhe gjashtë (6) deputetëve nënshkrues lidhur me Raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë së Republikës të Kosovës,
Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë për ratifikimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Akreditimit,
Votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2016.

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Nga KosovaToday.com March 14, 2018 9:39 am ne link https://kosovatoday.com/?p=156716
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email info@ kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Sot vazhdon seanca plenare, ja cilat janë pikat e rendit të ditës Sot vazhdon seanca plenare, ja cilat janë pikat e rendit të ditësRating: 4.8