Home / KOSOVA / Stavileci, Molliqajt: Shtimja po të pret me padurim

Stavileci, Molliqajt: Shtimja po të pret me padurim

Stavileci, Molliqajt: Shtimja po të pret me padurimMinistri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci thotë se deputeti i zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, u ka prirë bandave kriminale.

Sipas Stavilecit, Molliqaj e ka djegur institucionin prej ku tash e tutje do të marrë edhe pagë, duke aluduar në Kuvendin e Kosovës.

“Sot, në Kuvendin e Kosovës, fatkeqësisht, kemi deputetë që po gjykohen për sulme terroriste me raketahedhës mbi të. Kemi edhe skizofren, si kryebanditi Mollotoviqaj, që u kanë prirë bandave kriminale në shkatërrimin dhe djegien e institucionit, ku prej tash e tutje do marrin edhe paga”, ka shkruar Stavileci.

“Ky i fundit është e kuptueshme që nuk e dinë çfarë është kultura institucionale, sepse tërë kohën ka vepruar me mentalitet antiinstitucional dhe përdhunues. Nuk e dinë as çfarë janë burrështetasit, sepse vetë është thjesht një fiqfiriq politik”, ka thënë ai.

Madje, Stavileci ka shkruar se Shtimja është duke e pritur me padurim ish-sekretarin e VV-së, duke iu referuar spitalit të të sëmurëve mendor.

“Si duket, neuropsikiatrit e Partisë Vetëvendosje, tash po merren me kthinat neurologjike të rrugëve të Prishtinës dhe të kanë lënë pas dore. Nuk e di sa po e vëren, por për shkak të skizofrenisë ia ka nis me të leçit edhe partia. E Shtimja po të pret me padurim, po qan për ty!”, thuhet në postimin e Blerand Stavilecit në facebook.

Molliqaj më herët kishte thënë se Kadri Veseli nuk e ka vendin në institucionet e Kosovës.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Stavileci, Molliqajt: Shtimja po të pret me padurim Stavileci, Molliqajt: Shtimja po të pret me padurimRating: 4.8