Home / LAJME / Thaçi takon ndihmës-sekretarin amerikan, të bekuar që kemi mbështetjen e plotë të SHBA-së
Thaçi takon ndihmës-sekretarin amerikan, të bekuar që kemi mbështetjen e plotë të SHBA-së

Thaçi takon ndihmës-sekretarin amerikan, të bekuar që kemi mbështetjen e plotë të SHBA-së

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, thotë se me Ndihmës-Sekretarin e Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell, kanë konstatuar se Kosova është konsoliduar si shtet, por ballafaqohet me sfida rajonale e globale dhe përballja me to kërkon qasje gjeostrategjike të të gjithëve.

Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Kosova mbetet e përkushtuar për paqe të qëndrueshme, fqinjësi të mirë dhe forcim të perspektivës evropiane për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor”.

Postimi i plotë Thaçit:

“Me Ndihmës-Sekretarin e Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchell, sot biseduam për të ardhmen euroatlantike të Kosovës dhe tërë rajonit. Ne mbesim të përkushtuar për paqe të qëndrueshme, fqinjësi të mirë dhe forcim të perspektivës evropiane për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Së bashku konstatuam se Kosova është konsoliduar si shtet, por ballafaqohet me sfida rajonale e globale dhe përballja me to kërkon qasje gjeostrategjike të të gjithëve. Jemi të bekuar që në realizimin e aspiratave tona kemi mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mikut tonë të përhershëm”, ka shkruar Thaçi.Thaçi takon ndihmës-sekretarin amerikan, të bekuar që kemi mbështetjen e plotë të SHBA-së

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Nga KosovaToday.com March 12, 2018 7:46 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=156018
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email info@ kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Thaçi takon ndihmës-sekretarin amerikan, të bekuar që kemi mbështetjen e plotë të SHBA-së Thaçi takon ndihmës-sekretarin amerikan, të bekuar që kemi mbështetjen e plotë të SHBA-sëRating: 4.8