Home / KOSOVA / Theresa May vjen me deklaratë shokuese për Kosovën dhe Ballkanin
Theresa May vjen me deklaratë shokuese për Kosovën dhe Ballkanin

Theresa May vjen me deklaratë shokuese për Kosovën dhe Ballkanin

Kryeministrja britanike, Theresa May, ka marrë sot pjesë në Samitin e BE-së më vendet e Ballkanit Përendimor.

Gjatë qëndrimit të saj në Sofje ajo shprehu edhe njëherë përkushtimin e Britanisë së Madhe karshi rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Ajo shtoi se “historia është tregues se kur shtetet e Ballkanit Perëndimor janë stabile dhe të sigurta, e tërë Evropa është e tillë”.

Duke folur për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit, May nënvizoi se e kaluara ka qenë e vështirë për shtetet e këtij regjioni, e edhe gjatë ditëve të sotme këto vende përballen me probleme të cilat rrezikojnë progresin, raporton lajmi.net.

“Pa dyshim që e kaluara ka qenë e vështirë për Kosovën, Shqipërinë, Bosnjën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë të cilat ende përballen me rreziqe të progresit të tyre”, deklaroi May.

Ajo foli edhe për samitin e rradhës të vendeve të Ballkanit Perëndimor i cili do të mbahet në Londër në muajin korrik, për të cilin tha se do të adresojë problemet e korrupsionit, krimit të organizuar dhe stabilitetit ekonomik.

May po ashtu tha se Samiti i Londrës do të tentojë që të rrisë bashkëpunimin poliotike mes vendeve të rajonit, si dhe mes atyre shteteve të dala nga konflikti i viteve të 90-ta.Theresa May vjen me deklaratë shokuese për Kosovën dhe Ballkanin

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Nga KosovaToday.com May 17, 2018 7:08 pm ne link https://kosovatoday.com/?p=180767
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email info@ kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Theresa May vjen me deklaratë shokuese për Kosovën dhe Ballkanin Theresa May vjen me deklaratë shokuese për Kosovën dhe BallkaninRating: 4.8