Home / BOTA / Trump: Populli amerikan është sëmurë nga hetimet e çështjes ruse
Trump: Populli amerikan është sëmurë nga hetimet e çështjes ruse

Trump: Populli amerikan është sëmurë nga hetimet e çështjes ruse

Trump: Populli amerikan është sëmurë nga hetimet e çështjes ruse
Trump: Populli amerikan është sëmurë nga hetimet e çështjes ruse
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërkoi që hetimet për bashkëpunimin e dyshuar të fushatës tij me Rusinë, në zgjedhjet e vitit të kaluar, të përfundojnë sa më shpejt.

“Duhet të marrin fund, sepse populli amerikan është sëmurë nga to”, tha Trump për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti republikan përsëriti se “e gjithë çështja ruse është vetëm një justifikim” i demokratëve, pas humbjes së kandidates së tyre, Hillary Clinton.

Departamenti i Drejtësisë ka emëruar këshilltarin e posaçëm, Robert Mueller, për udhëheqjen e këtyre hetimeve.

Ka shenja se Mueller është duke hetuar edhe nëse Trump ka penguar drejtësinë, duke shkarkuar ish-drejtorin e FBI-së, James Comey, derisa ai ka qenë duke hetuar çështjen ruse.

Inteligjenca amerikane ka konstatuar se Rusia, me urdhër të presidentit Vladimir Putin, ka bërë fushatë online për të ndihmuar Trumpin që t’i fitojë zgjedhjet e nëntorit.

Putin e ka mohuar përfshirjen e Rusisë, ashtu si edhe Trump, raporton Evropa e Lirë.

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Nga KosovaToday.com October 17, 2017 6:49 am ne link https://kosovatoday.com/?p=86826
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email info@ kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Trump: Populli amerikan është sëmurë nga hetimet e çështjes ruse Trump: Populli amerikan është sëmurë nga hetimet e çështjes ruseRating: 4.8