Home / BOTA / Turqia i kërkon SHBA-së të ndalojë mbështetjen për milicinë kurde
Turqia i kërkon SHBA-së të ndalojë mbështetjen për milicinë kurde

Turqia i kërkon SHBA-së të ndalojë mbështetjen për milicinë kurde

Turqia u kërkoi Shteteve të Bashkuara të ndalojnë mbështetjen për milicinë kurde në Siri, ndërsa intensifikoi ofensivën kundër saj.

Një zëdhënës i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, i tha BBC-së se luftëtarët kurdë janë duke përdorur armë amerikane kundër trupave turke, që po bëjnë përpjekje t’i dëbojnë ata nga rajoni Afrin.

Turqia i kërkon SHBA-së të ndalojë mbështetjen për milicinë kurde

Turqia e konsideron milicinë si grup terrorist dhe si degë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PPK), e cila do autonomi për kurdët brenda Turqisë.

Milicia kurde në Siri e mohon çdo lidhje me PPK-në.

Kjo milici, e cila kontrollon territore të mëdha në verilindje të Sirisë, ka qenë aleat kryesor i SHBA-së në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik atje, transmeton Evropa e Lirë.

Ankaraja kërkon tani që t’i jepet fund aleancës, duke thënë se lufta kundër Shtetit Islamik ka marrë fund.

“Nuk mund të tolerojmë që Partia e Punëtorëve të Kurdistanit të krijojë një lloj strukture shtetërore përgjatë kufirit tonë në Siri”, tha zëdhënësi i presidentit turk, Ibrahim Kalin.

Forcat turke kanë nisur ofensivën kundër milicisë kurde në Afrin të shtunën. Mijëra civilë raportohet se kanë ikur nga zona.

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Nga KosovaToday.com January 23, 2018 8:38 am ne link https://kosovatoday.com/?p=144240
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email info@ kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Turqia i kërkon SHBA-së të ndalojë mbështetjen për milicinë kurde Turqia i kërkon SHBA-së të ndalojë mbështetjen për milicinë kurdeRating: 4.8