Vendimi i rritjes së pagave, Haradinaj sot përballet me LDK-në dhe VV-në | Kosova Today News
Home / LAJME / Vendimi i rritjes së pagave, Haradinaj sot përballet me LDK-në dhe VV-në
Vendimi i rritjes së pagave, Haradinaj sot përballet me LDK-në dhe VV-në

Vendimi i rritjes së pagave, Haradinaj sot përballet me LDK-në dhe VV-në

Sot do të vazhdojë seanca e Kuvendit të Kosovës e cila ka mbetur në gjysmë javën e kaluar.

Në këtë seancë si pikë e rendit të ditës është  interpelanca e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, kërkesë kjo nga GP i LDK dhe VV lidhur me rritjen e pagave për anëtarët e kabinetit qeveritar.

Pikat e rendit të ditës:

  1. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe GP të Lëvizjes Vetëvendosjes lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.04/20 të datës 20.12.2017 për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar, Vendimin nr. 05/24 i datës 12 janar 2018, për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe Vendimi nr. 15/24 i datës 12 janar 2018 për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale,
  2. Debat parlamentar, sipas kërkesës së nënkryetarit të Kuvendit, z. Kujtim Shala dhe gjashtë (6) deputetëve nënshkrues lidhur me Raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë së Republikës të Kosovës,
  3. Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion dhe Ndërmarrësi për Ratifikimin e nëntë (9) anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë,
  4. Votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2016.
  5. Vendimi i rritjes së pagave, Haradinaj sot përballet me LDK-në dhe VV-në
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Vendimi i rritjes së pagave, Haradinaj sot përballet me LDK-në dhe VV-në Vendimi i rritjes së pagave, Haradinaj sot përballet me LDK-në dhe VV-nëRating: 4.8
Shfaqen ne vendimi-rritjes-sapagaveharadinaj-sot-parballet-ldk-nadhe-vv-na !