Home / LAJME / Veting i rreptë për avokatët që mësyjnë Gjykatës Speciale
Veting i rreptë për avokatët që mësyjnë Gjykatës Speciale

Veting i rreptë për avokatët që mësyjnë Gjykatës Speciale

Arianit Koci është një nga më shumë se 40 avokatët kosovarë ka mësyrë të bëhet pjesë e Regjistrit të mbrojtësve të Gjykatës Speciale. Shumë më shumë ndërkombëtarë ia kanë mësyrë këtij regjistri, shkruan sot Koha Ditore.

Ndonëse thirrja për aplikim është bërë prej muajsh, Regjistri nuk është finalizuar. Kjo për shkak se nëpër “skaner” është duke kaluar e gjithë armata e avokatëve që duan të punojnë në Speciale. Vetingut më të rreptë janë duke iu nënshtruar kosovarët.

Veting i rreptë për avokatët që mësyjnë Gjykatës Speciale

Avokati Koci të martën pasdite ka marrë konfirmimin se është akredituar në gjykatën me seli në Hagë, e cila do të trajtojë pretendimet për krime lufte të pjesëtarëve të UÇK-së, të shprehura në raportin e senatorit Dick Marty.

“Kam qenë në dilemë se a duhet të aplikoj apo jo, për shkak të klientëve vendorë. Angazhimi në Hagë kërkon përkushtim dhe kohë. Sidoqoftë, kam vendosur që të aplikoj në momentin kur jam bindur që kolegët në zyrën ku punoj, mund ta mbulojnë mungesën time”, ka thënë Koci

Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Nga KosovaToday.com March 14, 2018 9:38 am ne link https://kosovatoday.com/?p=156710
Nese ky postim qe eshte bere ne faqen KOSOVATODAY prek privatesin e dikujt ose eshte lajm abuzues ju lutem na shkruani ne facebook ose ne email info@ kosovatoday.com ose ne fanpage facebook ose ContactUs, dergo linkun e mesiper qe te fshihet. Nuk mbajme pergjithesi per ndonje lajm qe eshte postuar qe eshte publik ne gjithe mediat. Ju faleminderit
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Veting i rreptë për avokatët që mësyjnë Gjykatës Speciale Veting i rreptë për avokatët që mësyjnë Gjykatës SpecialeRating: 4.8