Home / KOSOVA / Vllahiu, kandidat i mundshëm i AAK’së për Prishtinë

Vllahiu, kandidat i mundshëm i AAK’së për Prishtinë

Vllahiu, kandidat i mundshëm i AAK’së për PrishtinëAleanca për Ardhmërinë e Kosovës duket se përfundimisht e ka gjetur kandidatin për kryetar të Prishtinës. AAK garës së 22 tetorit do hyjë më ish- këshilltarin e Presidentes Jahjaga, Arbër Vllahiu. Në këtë parti thonë se Vllahiu është kandidati i mundshëm për kryeqytetin.

Shpendi Ahmeti i Lëvizjes Vetëvendosje, në garën për kryetar të Prishtinës pritet që ta ketë kundërkandidat nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ish- këshilltarin e Presidentes Jahjaga, Arbër Vllahiu.

Në AAK kanë treguar për Express se në garën politike të 22 tetorit për zgjedhjet komunale, si kandidat i mundëshëm është Arbër Vllahiu.

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj, në një prononcim për Express ka thënë se Vllahiu është njëri nga kandidatët e mundshëm, porse një vendim pritet ta marrë së shpejti Këshilli Drejtues i AAK-së në Prishtinë.

“Arbër Vllahiu është njëri prej kandidatëve të mundshëm. Por vendimin përfundimtar e merr Këshilli Drejtues i Degës së Prishtinës, besoj brenda pak ditësh”, ka thënë ai.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Vllahiu, kandidat i mundshëm i AAK’së për Prishtinë Vllahiu, kandidat i mundshëm i AAK’së për PrishtinëRating: 4.8