Home / KOSOVA / VV-LAA nisin takimet për ribashkim të programit

VV-LAA nisin takimet për ribashkim të programit

VV-LAA nisin takimet për ribashkim të programitLëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni LDK-AKR-Alternativa kanë nisur bisedimet për ribashkim të programit.

Është pikërisht nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri i cili ka konfirmuar për Indeksonline se takime të tilla tashmë po bëhen dhe se pritet të vazhdojnë ende.

“Po e vërtetë është…Do të vazhdojmë me takime të tjera shpejtë”, ka thënë Haziri shkurt për Indeksonline.

Ndryshe një gjë e tillë është deklaruar edhe nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina e cila ka theksuar se po rishikohet programi dhe se ekziston një lloj dakordimi në mes partive.

Diskutime të tilla për një koalicion të mundshëm kishte edhe pas rezultatit të zgjedhjeve nacionale në vend.

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . VV-LAA nisin takimet për ribashkim të programit VV-LAA nisin takimet për ribashkim të programitRating: 4.8