Home / LAJME / Zbulohet e vërteta e gomones së Saimir Tahirit
Zbulohet e vërteta e gomones së Saimir Tahirit

Zbulohet e vërteta e gomones së Saimir Tahirit

Kreu i PD-së Lulzim Basha duke publikuar një foto të një gomoneje ditën e sotme, pretendonte se ajo ishte e ish-ministrit të Brendshëm Saimri Tahrit, e cila ishte hequr nga porti.

“Pa koment: “Zoti Kryetar, kjo gomone qe është hequr sot nga porti ka qene e Tahirit”., -shkruante Basha në profilin e tij në ‘Facebook’.

Zbulohet e vërteta e gomones së Saimir Tahirit
Zbulohet e vërteta e gomones së Saimir Tahirit

Por, lidhur me këtë pretendim të kreut të PD-së, ka reaguar zv/ Drejtori i përgjithshëm ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës Artjan Qirici, i cili sqaron se nuk bëhet fjalë për asnjë gomone në pronësi të Tahirit.

“PER CILEN NGA GOMONET E KENI FJALEN JU z.LULI? Ditën e sotme porti i ri i Peshkimit i “uzurpuar” nga skafet dhe yacht-et privat ju kthye përfundimisht sektorit të peshkimit, Me dhjetra ishin skafet, (nder to shume gomone) qe për këtë arsye dolën nga dalja nr.4 e Portit të Durrësit.”, -shkruan ai në profilin e tij në ‘Facebook’.

Basha dhe opozita kanë hedhur akuza të forta ndaj Tahirit, se ai është posedues i një gomoneje, të cilin e përdorë për trafik droge.

Të gjithë këto deklarata bëhen në një kohë, që ndaj Tahirit prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon arrestimin e tij, për favorizim të grupit të ‘Habilajve’, të akuzuar për trafik droge. /GazetaExpress./

Zbulohet e vërteta e gomones së Saimir Tahirit
Zbulohet e vërteta e gomones së Saimir Tahirit
Zbulohet e vërteta e gomones së Saimir Tahirit
Zbulohet e vërteta e gomones së Saimir Tahirit
Zbulohet e vërteta e gomones së Saimir Tahirit
Zbulohet e vërteta e gomones së Saimir Tahirit

 

Zbulohet e vërteta e gomones së Saimir Tahirit
Zbulohet e vërteta e gomones së Saimir Tahirit

 

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Zbulohet e vërteta e gomones së Saimir Tahirit Zbulohet e vërteta e gomones së Saimir TahiritRating: 4.8