Home / KOSOVA / Zemaj kërkon nga Mikullovci ta thërras takimin edhe nëse nuk i pëlqen VV-së

Zemaj kërkon nga Mikullovci ta thërras takimin edhe nëse nuk i pëlqen VV-së

Zemaj kërkon nga Mikullovci ta thërras takimin edhe nëse nuk i pëlqen VV-sëDeputeti Armend Zemaj Thotë se Adem Mikullovci duhet ta thërrasë një takim konsultatim pavarësisht a i pëlqen ose jo kjo Vetëvendosjes.

Duhet ta bëni të qartë se çka po dëshirojmë.

“ Mos ta shndërrojmë Kuvendin në monolog. Të gjejmë zgjidhje dhe të propozojmë diçka që i mundëson punën Kuvendit. Kryesuesi duhet ta thërrasë një takim konsultativ pavarësisht nëse kjo i pëlqen apo jo VV’së apo LDK’së. Ky takim besoj që duhet të ketë një adresim. Besoj qe duhet t’ia adresoni atyre (PAN) këto tri çështje. A po dëshirojmë qe të imponohet kandidati për kryetarë, për kryeministët, apo dëshirojmë që tia lejojmë pakicës që të bëjë zgjedhjen”.

Derisa Mikullovci nuk priti që Zemaj ta përfundojë fjalimin duke i thënë se edhe nëse i bëhen pyetjet për kryeparlamentar PAN-it, ata nuk do të përgjigjen.

Nëse sipas tij nuk gjendet asnjë zgjidhje, mund edhe të shkohet në zgjedhje. “Në fund të fundit edhe kërkesa për të shkuar në zgjedhje do të ishte demokratike” .

Read Offline:
Shperndaje nese ke nje mik te mire...
Kosova Today News Reviewed by Shqipe Krasniqi on . Zemaj kërkon nga Mikullovci ta thërras takimin edhe nëse nuk i pëlqen VV-së Zemaj kërkon nga Mikullovci ta thërras takimin edhe nëse nuk i pëlqen VV-sëRating: 4.8